Punëtorët e larguar bllokojnë punën e KEDS-it

3 Tetor 2016 - 11:34      

Më shumë se 20 punëtorë të KEDS-it të larguar nga puna ditë më parë, kanë mbyllur sot në mëngjes dyert kryesore të KEDS-it në Distriktin e Mitrovicës, duke pamundësuar kështu punën në këtë distrikt.

Ata kanë protestuar kundër largimit nga puna të 21 punëtorëve nga ky distrikt, duke paralajmëruar masa edhe më radikale nëse problemi i tyre nuk zgjidhet shpejtë.

Abdullah Veseli, kryetari i Shoqatës së Sindikatës së Punëtorëve për rajonin e Mitrovicës, ka bërë të ditur për kp se gjithsej 21 punëtorë janë larguar nga puna prej këtij distrikti.

Sipas tij, nëse nuk zgjidhet problemi I këtyre punëtorëve, ata do të dalin në rrugë për të protestuar dhe do të hynë në grevë.

“Kjo revoltë e punëtorëve po ndodhë për shkak të largimit të punëtorëve nga puna të cilën e ka bërë menaxhmenti pa kurrfarë kriteresh, të cilët shpallin Departamente të palicencuara dhe pastaj i shuan ato duke i larguar punëtorët nga puna. Në Mitrovicë kemi 21 punëtorë të larguar nga puna, të cilët kanë kryer punën me sukses dhe janë shumë të suksesshëm në punë dhe kurrë nuk kanë pasur shkelje të detyrave të punës…Andaj, kërkoj nga menaxhmenti i KEDS-it që të eliminojë këtë trend dhe t’i kthej punëtorët në punë. Ndryshe, ne do të revoltohemi dhe do të marrim masa më radikale sesa sot…Do të dalim edhe në rrugë, do të protestojmë, do të hymë edhe në grevë…Të gjithë këta punëtorë të cilët janë larguar nga puna janë me kontrata të përhershme”, ka thënë Veseli.

Musa Nimani, njëri nga punëtorët e larguar, tha se punon qe 29 vite, ndërsa tani nuk di se si do ta mbaj familjen e tij 6 anëtarëshe dhe t’i shkollojë fëmijët.

Në anën tjetër, Edmond Osmani, njëri nga udhëheqësit e KEDS-it të Distriktit në Mitrovicë, nuk ka pranuar të prononcohet. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...