Foto: Koha / arkiv

Thaçi përkujton sakrificën e studentëve...

3 Tetor 2016 - 11:32      

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në profilin e vet të Facebookut ka përkujtuar fillimin e vitit të ri Akademik në Kosovë.

Ai, me këtë rast ka përmendur sakrificën e studentëve, profesorëve, stafit akademik por edhe tërë qytetarëve për të mbajtur gjallë me çdo kusht Universitetin, transmeton Koha.net.

Thaçi për këtë ditë ka shkruar:

Sot filloi viti i ri shkollor akademik, angazhimi dhe puna për të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja të Kosovës. Arsimi është çelësi i zhvillimit të Kosovës, rruga për në bashkësinë e popujve dhe vendeve të zhvilluara ku ne synojmë të jemi të barabartë, në përgatitje dhe aftësi.

Në këtë ditë kujtojmë sakrificën e studentëve, profesorëve, stafit akademik por edhe tërë qytetarëve për të mbajtur gjallë me çdo kusht Universitetin. Por, njëherësh, ndjejmë krenari që kemi arritur ta ruajmë këtë “armë” më të fortë për të ndërtuar jetën që e dëshirojmë.

Tani që i kemi ruajtur dhe forcuar themelet e arsimit, po i thellojmë angazhimet tona për ngritjen e cilësisë së sistemit dhe institucioneve universitare në vend, që të rinjtë e Kosovës të marrin vendin që e meritojnë në glob, të jenë të barabartë me Europën dhe me botën në tregun e punës, në shkencë, në letërsi, në art e kulturë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...