Foto: Koha

Bajrami: Brukseli s’është munduar shumë t’i sqarojë gjërat

3 Tetor 2016 - 11:50      

Në Prishtinë ekzistojnë shumë këndvështrime për politikën e Qeverisë aktuale të Serbisë, por i përgjithshmi është se “dyshohet shumë që ndonjë gjë esenciale të ketë ndryshuar”, ka deklaruar kryeredaktori i Kohës Ditore Agron Bajrami, transmeton Koha.net.

Në intervistën dhënë agjencisë FoNet, Bajrami ka sqaruar se në Prishtinë mendohet se Qeveria e Serbisë ka vazhdimësi në politikën ndaj Kosovës sikur dhe qeveritë para saj, sepse refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Përkundër problemeve e pengesave, në përmbushjen e dispozitave të marrëveshjes së Brukselit, ka pasur edhe disa suksese, sikur ai i mundësimit të lëvizjes së lirë, por ky është vetëm iluzion i normalizimit të marrëdhënieve”, ka theksuar Bajrami

“Kjo është gjë e mirë, por kjo s’është e tëra. E tëra do të ishte kur politikanët ulen e merren vesh për atë vërtet nuk pajtohem”,vlerëson e Bajrami.

Ai thotë se Serbia po sillet “sikur Kosova të mos jetë ajo që është” dhe shton se të dy palët janë fajtore në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit e përgjegjësi ka edhe Bashkimi Evropian.

Që në fillim ka qenë e qartë se BEW, si ndërmjetësues, lejon që të dy palët ta interpretojnë atë që e kanë nënshkruar si t’iu pëlqejë dhe si të dëshirojnë. Beograd këtë e sheh ndryshe, Prishtina ndryshe e Brukseli nuk është përzier ta sqarojë e ta qartësojë, ka thënë Bajrami.

I pyetur për Asociacionin e Komunave serbe (AKS), Bajrami është përgjigjur se ai ka mundur të krijohet po të kishte pasur konsensus në Kosovë se fjala është për një zgjidhje që do të mundësonte funksionimin më të mirë të Kosovës.

Megjithatë në Kosovë ekziston një frikë e madhe, për të cilën Bajrami thotë të mos jetë e pabazë, se AKS në të ardhmen mund të shndërrohet në njëfarë Republika Srpska.

“Kur e vërejmë Bosnjë e Hercegovinën, atëherë e kemi të qartë pse njerëzit nuk dëshirojnë që diçka e tillë të ndodhë. Mendoj se Marrëveshja e Brukselit nuk i qartëson ato probleme”, ka vlerësuar Bajrami duke paraparë se AKS nuk do të mund të formohet përderisa ekzistojnë këto paqartësi.

Lidhur me Gjykatën Speciale për krimet e luftës në Kosovës, Bajrami ka përkujtuar se ajo është themeluar në bazë të raportit të Dick Martyt në të cilin “gjenden emra e raste që mund të paraqiten para kësaj gjykate”.

Ashtu siç është, kjo Gjykatë, sipas vlerësimit ë Bajramit ka thënë se prodhon efekt negativ te shqiptarët pasi sikur është i krijuar vetëm për ta “dhe sikur vetëm shqiptarët kanë bërë krime, gjë që nuk është e vërtetë, sepse e vërteta është krejtësisht ndryshe”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...