3 Tetor 2016 - 11:18
Në emër të të përndjekurve flasin edhe ata kryetarë partish që nuk kanë pasur lidhje me përndjekjen në kohë të diktaturës, madje një pjesë e madhe kanë qenë persekutorë dhe kanë shënuar krime ose vetë ose familjarë të tyre.
Në emër të të përndjekurve partitë politike kanë bërë departamente të kësaj shtrese, thjeshtë për t’i mashtruar sa për t’ju marrë votën, ndonse më shumë se dy dekada ata i kanë përçmuar, përjashtuar nga përfaqësimi, madje i kanë përdhosur të drejtat e tyre.
Në emër të të përndjekurve flasin persekutorët që shiten si të përndjekur, madje flasin dhe ata që kanë vjedhur çdo gjë të mirë që qeveritë kanë dhënë për këtë shtresë.
Flasin për të përndjekurit dhe ata të babëzitur që u pasuruan mbi vuajtjen e të përndjekurve, mbi varret e të humburve, flasin ata që u morën letrat me vlerë, u vodhën shkollimin, u shitën strehimin, podrumet dhe gjithçka u dha për ta, madje u shiten dhe statusin, pra vuajtjen?!
Flasin ata që u bënë milionerë mbi dhimbjen e sakrificën e të burgosurve dhe të përndjekurve, flasin ata që ngritën pallate dhe vila mbi gjakun e të burgosurve, por më të pështirët janë ata persekutorë që falsin në emër të atyre që u martirizuan në diktaturë, madje shpesh herë hiqen si vetë të përndjekur?!
Mbi këtë realitet dhimbje që politika shqiptare ka ngulitur për më shumë se dy dekada, të përndjekurit politikë dhe Partia e të Drejtave të Mohuara (PDM) kanë ndërmarrë nismën: “Të pastrojmë politikën nga mbetjet e diktaturës, spiunët e sigurimit të shtetit dhe mbi të gjitha të ngremë akuzë ndaj atyre që shënuan krime, sepse demokracia dhe shteti i së drejtës na e jep këtë mundësi, e nëse mos shteti shqiptar, konventa ndërkombëtare e të drejtave të njeriut na lejon t'i drejtohemi gjykatës ndërkombëtare për të venë para drejtësisë kriminelet e diktaturës”?!
Në kemi mundësi dhe fuqi që të bëjmë të mundur largimin e politikanëve mëkatarë nga politikëbërja dhe qeverisja: Duke dekonspiruar spiunët tanë, pasi të gjithë të burgosurit në vendimin e dënimit kanë gjyqtarët dhe prokurorët, kanë hetuesin dhe dëshmitarët, le t'i bëjmë publike që shqiptarët t’i njohin se ç’fytyrë kishte krimi në diktaturë dhe se si shtiret në demokraci?!
Të gjithë bashkë mundemi se ende kemi një fat të madh pasi kemi mbi 2600 të burgosur në regjimin diktatorial që janë gjallë, kemi ende mira trashëgimtarë të parë të atyre që bënë burg, kemi mijëra familje që bënë internim pas telave me gjemba dhe mijëra të tjera që u dëbuan.
Të gjithë bashkë mundemi të dekonspirojmë persekutorët në diktaturë dhe spiunët e sigurimit të shtetit, sepse duke qenë bashkë mund të çojmë para drejtësisë dhe ata që shënuan krime dhe për këtë do t’i drejtohemi gjykatës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, mjafton vullneti ynë për të çuar para drejtësisë kriminelët e diktaturës, sepse legjislacioni penal shqiptarë është me të përndjekurit, kushtetuta e vendit dhe konventa e të drejtat ndërkombëtarë të lirive të njeriut, po ashtu.
Politika na ka mohuar të drejtën tonë të ligjshme për të kallëzuar ata që shënuan krime, ndonëse vrasësit janë gjallë, sepse drejtësia është politike dhe drejtohet po nga ata që ishin në diktaturë dhe drejtohet pikërisht nga ata që ishin dorasët që torturuan, burgosën dhe vranë në mënyrë të fshehtë dhe tinzare kundërshtarët e regjimit komunist, pra të përndjekurit.
Shqipëria nuk është e çliruar ende nga makthi i diktaturës dhe nëse ne do heshtim ajo është e prirur të bjerë sërish në diktaturë, prandaj bashkë ne mundemi të vëmë para moralit, dekonspirimit dhe ligjit persekutorët e diktaturës.
Shteti shqiptar sillet në mënyrë të njëanshme duke heshtur për krimet e komunizmit duke shkelur në mënyrë indirekte të drejtave e njeriut, pasi në mënyrë të përsëritur për më shumë se dy dekada është injoruar Rezoluta e Këshillit të Europës dhe të Parlamentit Eropin për krimet e komunizmit.
Është injoruar Konveta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, pasi mohon ekzistencën e krimeve të komunizmit, duke mos nisur ende një hetim, ndonëse krimet kanë qenë çnjerëzore, lehtësisht të provueshme dhe vrasësit janë gjallë dhe të pushtetshëm.
Shteti shqiptar ka mohuar kushtetutën e Shqipërisë, kodin penal në fuqi përsa i përket krimeve kundër njerëzimit, madje i përçmon viktimat që janë të përndjekurit politikë me mosveprim ligjor.
Në këto kushte, PDM pas përfundimit të dialogut në të gjithë vendin me të burgosurit dhe të përndjekurit politikë do të ngre padi ndaj shtetit shqiptar për mosveprim të hetimit të krimeve të komunizmit dhe si shkelës i të drejtave të njeriut si një shtet që hesht përballë krimeve monstruoze të regjimit komunist.
Jo vetëm padi, por do përdorim çdo të drejtë të ligjshme, me protesta në të gjithë vendin deri në detyrimin e shtetit shqiptarë për të respektuar të drejtat e qytetarëve të tij.
Do të ngremë tryeza debate me intelektual, historianë, konstitucionalistë, penalistë, politologë, diplomat dhe përfaqësues të lartë të të drejtave të njeriut që operojnë në vend, madje do ftojmë edhe përfaqësues të parlamentit eropian dhe politikanë të ish-vendeve komuniste që e kanë kaluar tranzicionin dhe kanë reahabilituar të përndjekurit politikë.
Të tregojmë për vuajtjet tona që bota e qytetëruar të dënojë kriminelët e diktaturës dhe kjo nisëm do të marrë udhën mes dialogut në të gjithë vendin, derisa ata që kanë shënuar krime të jenë jashtë politikës, administratës, sistemit të drejtësisë madje të përgjigjet para drejtësisë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...