Kosova – beteja më e madhe e Serbisë

3 Tetor 2016 - 11:09      

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka thënë se “beteja të mëdha e të vogla Serbia zhvillon çdo ditë, porse betejën më të madhe e zhvillon kundër Kosovës”, transmeton Koha.net.

“Beteja të vogla e të mëdha zhvillojmë nga dita në ditë, por më e rëndësishmja është beteja për Kosovën. Të mos lejojmë hyrjen e saj në Kombet e Bashkuara. Në vitin e ardhshëm ne sërish do të luftojmë që Kosova të mos bëhet anëtar i UNESCO-s... Ne dëshirojmë të bëhemi anëtar i plotfuqishëm i Bashkimit Evropian, por kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës”, citon gazeta e Veçernje Novosti e Beogradit të ketë thënë Nikoliq.

Shefi i shtetit serb ka porositur që historia dhe e kaluara të lihen pas ndërsa Serbinë e ka cilësuar vend paqësor pa përmendur asnjërën nga luftërat që i ka filluar në ish - Jugosllavi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...