Pjesëtarë të FSK-së marrin pjesë në garën “Cambrian Patrol” në Britani

3 Tetor 2016 - 10:05      

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës udhëtoi për në Wells të Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në garën “Cambrian Patrol”.

Në një njoftim për media thuhet se një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), prej 13 pjesëtarësh të Brigadës për reagim të shpejtë(BRSH), u nis sot për në Mbretërinë e Bashkuar ku do të marrë pjesë në një gare të madhe ushtarake, e cila do të zhvillohet në Wells.

“Për të përcjellë ekipin e FSK-së, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, kishin dalë edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë, kolonel Xhevahir Geci, shefi i Shtabit të KFT-së, kolonel Naim Haziri”, bëhet e ditur nga njoftimi.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama duke iu dëshiruar rrugë të mbarë dhe suksese pjesëtarëve që do të marrin pjesë në këtë garë, ndër të tjera theksoi: “Ju jeni përgatitur që nga shkurti për këtë garë, dhe unë pres rezultate të mira. Duhet të keni parasysh se do të përballeni me shumë sfida, por asnjëherë mos harroni se atje po përfaqësoni jo vetëm vetën tuaj dhe FSK- në, po edhe shtetin e Kosovës. Unë shpresoj shumë se edhe kësaj radhe do të korrni suksese, ashtu si edhe në shumë gara të tjera, ku pjesëtarët e FSK-së kanë dalë të parët.

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë do të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar nga data 3 deri më 23 tetor 2016.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...