Ç’mot do të kemi gjatë kësaj jave

3 Tetor 2016 - 09:50      

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë me intervale me diell, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë edhe vranësira, të cilat do të shoqërohen edhe me riga shiu, që në lokalitete të caktuara do të jenë më pak të theksuara.

“Vendi ynë gjatë këtyre pesë ditëve do të jetë nën ndikimin e masave relativisht të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do te lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius. Nga dita e martë e tutje do të mbajë mot tipik vjeshtor me gjithë parametrat meteorologjikë”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 7 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius.

Në viset malore ditën e enjte pritet te ketë edhe vlera negative të temperaturave. Shtypja atmosferike gjatë kësaj periudhe do të jetë rreth vlerave të normales me ngritje të lehta gjatë ditës. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...