Kosovës i duhet kulturë politike që bashkon, thotë Viets

3 Tetor 2016 - 07:19      

Kosova ka çështje më urgjente sesa ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi dhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thotë ambasadorja gjermane në Prishtinë, Angelica Viets.

Në një intervistë për “Kohën Ditore” ambasadorja Viets ka insistuar se problemet si papunësia, mungesa e sigurimeve shëndetësore, përmbushja e nevojave të kosovarëve dhe krijimi i vendeve të punës, janë gjëra më urgjente sesa temat e Demarkacionit dhe Asociacionit, të cilat e kanë bllokuar vendin për më shumë se një vit.

E pyetur rreth qëndrimit të Berlinit zyrtar rreth demarkacionit, ambasadorja Viets ka thënë se Gjermania nuk ka qëndrim rreth kësaj çështjeje, meqë kjo është një çështje bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi, por e ka pranuar se fatkeqësisht demarkacioni është bërë kusht për liberalizimin e vizave.

Ndërsa në lidhje me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ambasadorja gjermane tha se vendi i saj e përkrah procesin e dialogut të Brukselit, e me të edhe marrëveshjet e arritura atje, mes të cilave është edhe ajo për krijimin e Asociacionit.

Në intervistë, e cila është zhvilluar me rastin e 3 Tetorit, Ditës së ribashkimit të Gjermanisë, ambasadorja gjermane foli edhe për investimet gjermane në Kosovë, të cilat tha se janë në rritje, por tregoi edhe se pse pritjet që në Kosovë mund të vijnë e të investojnë kompanitë e mëdha gjermane nuk janë reale.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...