Për arrestimin e Thaçit do të bisedohet edhe në Bruksel

2 Tetor 2016 - 20:15      

Çështja e lirimit të drejtorit të Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi, nga paraburgimi do të diskutohet edhe gjatë bisedimeve me Serbinë në Bruksel.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, tha për televizionin publik se janë në koordinim me të gjitha institucionet por edhe me Qeverinë e Beogradit për t’u liruar nga paraburgimi.

Hoxhaj tha se do të ndërmarrin edhe masa ligjore që Thaçi të ketë mbrojtje shtetërore.

Sipas tij këtë çështje do ta shtrojnë edhe në Bruksel.

Drejtori i Policisë Rajonale në Mitrovicë Nehat Thaçi është arrestuar para katër ditësh derisa po hynte në territorin e Serbisë.

Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh ndërsa Prokuroria Speciale e Serbisë ka deklaruar se Thaçi akuzohet për terrorizëm

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...