Kthehet në familje adoleshenti që konsiderohej i zhdukur që dy muaj, iku azil [video]

2 Tetor 2016 - 19:29      

Për një jetë, siç thotë, më të mirë, ani pse shumë i ri në moshë, kishte vendosur ta lërë Kosovën, për të marrë rrugët e emigrimit drejt Austrisë.

Liridon Kallaba pas 2 muaj që ishte raportuar i humbur, të shtunën është kthyer pranë familjes së tij.

Ai thotë se nuk i kishte treguar askujt për planin e tij të ikjes me qëllim që askush të mos bëhet merak.

Liridoni insiston se askush nuk e ka shtyrë për këtë veprim, dhe vendimi për t’u larguar nga Kosova ishte marrë vetëm prej tij.

E, mysafirë të shumtë gjatë gjithë kohës vizitojnë familjen e Liridonit, për ardhjen e djalit. Lirdoni në mesditën e 4 gushtit, kishte shkuar në dyqan bashkë me motrën e tij, por asaj i kishte thënë të kthehej me arsyetimin se edhe ai do të kthehej më vonë në shtëpi.

Babai i tij dyshonte se i përzier në humbjen e tij ishte një mik i tyre afgan, që me të ishin shoqëruar gjatë kohës sa kishin jetuar në Gjermani, e që kjo miqësi ka vazhduar edhe pas kthimit në Kosovë, por këtë e mohon Liridoni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...