2 Tetor 2016 - 20:17
Kjo kategori është duke u përballur me çmimet gjithnjë në rritje të shërbimeve bankare, raporton KTV.
Kjo ka nervozuar tej mase ato, por të pakët kanë qenë ata që kanë pranuar të flasin para kamerës.
Të revoltuar me çmimet, qytetarët kanë akuzuar institucionet se fare nuk po i mbrojnë.
Kohavisioni ka kërkuar sqarime nga bankat rreth çmimeve të larta të shërbimeve jo-elektronike, por asnjëra nga to nuk ka shprehur gatishmërinë të tregojë arsyet e rritjes së çmimeve.
Rritjen e çmimit të këtyre shërbimeve e ka pranuar Shoqata e Bankave të Kosovës.
Përmes një përgjigjeje elektronike, zyrtarë të saj kanë thënë se janë duke zhvilluar një program të edukimit financiar, por kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e institucioneve. Banka Qendrore e Kosovës është arsyetuar me pavarësinë e bankave, për të përcaktuar çmimoren e kryerjes së shërbimeve të kësaj natyre.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...