Kosova ia ndalon hyrjen Marko Gjuriqit

2 Tetor 2016 - 19:14      

Autoritetet kosovare sërish ia kanë ndaluar hyrjen në Kosovë, drejtorit të Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ai kishte planifikuar që të hënën të vizitonte Veriun e Kosovës, por, një vendim i Ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka bërë që Gjuriq të mos lejohet të hyjë në territorin e Kosovës.

Refuzimin e kësaj vizite, e ka konfirmuar për KTV-në, këshilltari i ministrit Hoxhaj, Bashmir Xhemaj.

Kjo është hera e dytë brenda dy javësh, që Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë.

Ndërkohë, zyrtarëve të tjerë serbë, të cilët kanë planifikuar të vizitojnë Veriun e Kosovës, të hënën u është lejuar vizita.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...