Thaçi: Shqipëria, zëri shtesë i Kosovës

2 Tetor 2016 - 18:59      

Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, thotë se Shqipëria dhe Kosova duhet të funksionojnë si një zonë e përbashkët turizmi.

Duke përmendur takimet dypalëshe të dy qeverive viteve të fundit, Thaçi thotë se Shqipëria është zëri shtesë i Kosovës, ndërsa Kosova zëri përkrahës i Shqipërisë.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar edhe për rritjen e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve dhe ka përmendur takimin që do ta zhvillojë nesër me krerët e shtetit shqiptar.

Ky është postimi i Thaçit në Facebook:

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë tashmë kanë fituar dimension të një partneriteti strategjik të vënë në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive e që i hap rrugën institucionalizimit të marrëdhënieve dypalëshe në çdo fushë.

Që kur kemi përmirësuar komunikimin duke ndërtuar autostrada në të dy anët e kufirit, kemi shtuar edhe shkëmbimin tregtar. Vetëm në vitin 2015, shkëmbimi tregtar është rritur për 40 për qind në krahasim me një vit më parë.

Shqipëria mbetet destinacioni kryesor i kosovarëve për turizëm, sikur që qytetarët e Shqipërisë janë vizitorët më të numërt të Kosovës. Mbetemi të përkushtuar që përmes pakove të turizmit t’i ofrojmë Shqipërinë dhe Kosovën si një zone të përbashkët turistike.

Në rajon, Shqipëria është zëri shtesë i Kosovës, ndërsa Kosova zëri përkrahës i politikës konstruktive të Shqipërisë në rajon.

Të gjitha këto janë themelet e një bashkëpunimi shembullor mes Kosovës dhe Shqipërisë për të cilin nesër do të bisedoj me krerët e shtetit shqiptar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...