2 Tetor 2016 - 18:01
Duke kujtuar seancat me gaz lotsjellës dhe me shumë forca sigurimi brenda sallës së Kuvendit, Veseli ka shkruar një status në Facebook në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës.
“2 Tetori njihet si Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës, në nder të ditëlindjes së Mahatma Gandit, predikuesit më të njohur të paqes e të jodhunës. Në këtë ditë, të gjithë angazhohen nëpër botë që të përhapin mesazhin e jodhunës! Zhvillimet politike të vitit të kaluar në Kosovë e bëjnë të nevojshëm këtë mesazh edhe tek ne. Prandaj elita jonë politike duhet të mësohet që zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike apo mospërputhjeve të ideve, ta bëj nëpërmjet dialogut e tolerancës e kurrsesi jo nëpërmjet dhunës”, ka shkruar ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...