Kalaja e Shkodrës ka shumëfishuar numrin e vizitorëve

2 Tetor 2016 - 16:29      

Nga viti në vit numri i turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë rritet. Edhe qyteti verior i Shqipërisë, Shkodra shënon rekord të ri vizitorësh.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër, bën të ditur se numri i vizitorëve në Kalanë e Shkodrës deri në fund të muajit Gusht shënon 27.403 kundrejt vetëm 6.394 që ishte në 2013 për të njëjtën periudhe.

Në këtë rast shifrat flasin më shume se fjalët.

Turistët e huaj kanë shprehur interes për traditën, kulturën, historinë, arkeologjinë, arkitekturën dhe etnografinë, këtë pasuri të madhe të trashëguar në breza me dashuri dhe respekt.

DRKK Shkodër mundohet që gjithë këto asete te vyera që ka rajoni verior, ti promovojë, konservojë, mirëmbajë në shërbim të një turizmi të qëndrueshëm dhe rritjes në komunitet të sensibilizimit dhe dashurisë për të shkuarën, historinë dhe traditën.

Shqipëria vijon të përshkruhet nga mediat e huaja si një vend me bukuri mahnitëse.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...