Veliaj përuron rrugën e re të “Kosovarëve”

2 Tetor 2016 - 15:55      

Ka përfunduar së rikonstruktuari “Rruga e Kosovarëve”, pranë digës së Liqenit Artificial në Tiranë, investim ky i bërë nga të ardhurat e mbledhura nga taksa e parkingjeve publike në kryeqytet.

“Kjo rrugë është përuruar disa herë nga bashkia e mëparshme. Por, merr fund saga 5-vjeçare. Për këtë rrugë kanë paguar qytetarët me të ardhurat e këtij viti nga agjencia e parkingjeve. 100 lekëshat që kanë paguar në parkingjet publike të bashkisë janë përkthyer në korsi biçikletash, trotuare dhe rrugë si kjo”, tha kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, raporton Tch.

“Rruga e Kosovarëve” lidh digën e liqenit me Komunën e Parisit, çka e bën atë shumë të frekuentuar për shkak të mbipopullimit të kësaj zone. Ajo tani është pajisur me korsi biçikletash, trotuare dhe ndriçim.

“Kemi futur një kulturë të re të parkimit publik, për t’u siguruar që të gjejmë më shumë vende parkimi, më pak trafik, siç dhe ka rezultuar dhe sigurohemi që këto para’ që mblidhen nuk shkojnë në duart e spekulantëve që i zënë hapësirat, por përkthen në investime”, shtoi Veliaj. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...