
2 Tetor 2016 - 13:10
Ai në këtë takim tha se si opozitë janë ndodhur para dy sfidave të mëdha, siç është “Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi. Sipas tij, nga viti 1946 është vendos një kufi për Kosovën, raporton Kosovapress.
Haradinaj tha se Kosova ka stagnuar në shumë plane por si opozitë e kanë shpëtuar shtetin nga një rrëshqitje.
Ai ka thënë se probleme tjera të Kosovës janë ushtria dhe korrupsioni. Kurse, sa i përket Trepçës, ai tha se Qeveria nuk ka treguar se ka ndonjë vizion.
I pyetur nga Bardh Maliqi për liberalizim të vizave, Haradinaj tha se “arsyeja kryesore për këtë ngecje të vizave është Qeveria e Kosovës”.
Haradinaj është pyetur edhe për LDK-në duke thënë se “të gjithë politikën rugoviane të kultivuar për 20 vjet, dikush e bëri pazar për një natë”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...