Pacientja punësohet në spitalin ku i dhanë këmbët e humbura nga shpërthimi i minës në Kosovë

2 Tetor 2016 - 12:05      

Ibadete Thaqi, e cila humbi të dy këmbët e saj nga shpërthimi i një mine gjatë luftës në Kosovë, shkoi në Shtetet e Bashkuara për trajtim dhe sot punon përkrah mjekëve që i shpëtuan jetën.

Ibadetja frymëzon njerëzit çdo ditë duke besuar se çdo gjë është e mundur.

Ibadete Thaqi ishte 13 vjeçe kur një minë në Kosovë shpërtheu dhe i mori këmbët.

“Mbaj mend çdo detaj, sado e frikshme që tingëllon”, kujton ajo, raporton VOA.

Redaksia e VOA i tregon asaj një foto të saj në internet. Çfarë do t’i thoshte vetes në atë kohë nëse do të kishte mundësi?

“Se nuk duhet të humbasësh shpresën sepse ka njerëz në botë që do të të ndihmojnë, se një ditë do të gjesh veten dhe do të jesh e lumtur”, thotë Ibadetja.

Në vitin 2000, një program televiziv tregoi historinë e saj në një spital. Kur amerikanët mësuan për të, njerëz të panjohur e sollën në spital për një operacion të vështirë për proteza falas. Ajo nuk fliste anglisht...por do ta fliste gjuhën rrjedhshëm më vonë, do të mësonte të ecte... dhe do të kthehej në Shtetet e Bashkuara për shkollën e mesme dhe kolegjin.. dhe do të punësohej në Spitalin për Kirurgji Speciale!

Çdo ditë 30 vjeçarja Iba ecën nga ndërtesa e saj për në punë – në të njëjtin korridor ku ajo si adoleshente mësoi të ecte përsëri.

Ajo ka 3 vjet që punon aty.. dhe nuk e beson se më e keqja që i ndodhi në jetë do të hapte një jetë të re për të.

Maratona është sfida e saj e radhës dhe duhet të përmendim se i pëlqen shumë të bëjë ski.

Ajo i frymëzon njerëzit çdo ditë – por ka një të vërtetë që ajo beson...

..çdo gjë është e mundur. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...