Mediat ndërkombëtare: Arrestimi i Thaçit ndez tensione në Ballkan

1 Tetor 2016 - 23:06      

Arrestimi i Drejtorit të Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, tregon një shenjë të tensioneve të vazhdueshme të përqendruara në Ballkan, dhe mund të provokojë tensione mes Beogradit dhe Prishtinës, kanë vlerësuar agjencitë e lajmeve “Associated Press” dhe “AFP”.

AP rikujton se Thaçi u arrestua të mërkurën dhe se autoritetet në Prishtinë kërkuan nga ana e Serbisë një shpjegim për arrestimin e tij, transmeton KP.

Agjencia franceze e lajmeve vlerëson se pas arrestimit të Nehat Thaçit u krijua një situatë që mund të provokojë tensione mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Gjykata në Nish ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Nehat Thaçin. Ky vendim është marrë për shkak të rrezikut të arratisjes, dhe për shkak të dënimit me kusht që ka shqiptuar gjykata në Nish prej 10 viteve burg”, tha një zëdhënëse e gjykatës serbe për AFP.

E zëdhënësi i gjykatës në Nish, Vladimir Stanojeviq, i tha AFP-së se janë duke kryer hetim ndaj Thaçit për veprën “kundër terrorizmit”, por nuk pranoi të japë më shumë hollësi në lidhje me veprat për të cilat akuzohet. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...