Foto: Koha

Konsensusi i munguar

2 Tetor 2016 - 08:03      

Pas më shumë se një viti konfrontimesh e mospajtimesh politike mes subjekteve në pushtet dhe opozitë, rreth çështjeve, siç është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, apo edhe rezultati i dialogut me Serbinë në Bruksel, sërish flitet dhe kërkohet konsensus politik. Kërkohet rivënia në jetë e një parimi, mbi të cilin është udhëhequr politika shqiptare e Kosovës, por që u mbyt sapo Hashim Thaçi mori pushtetin.

Veçmas në këtë mandat kur vendi qeveriset nga dy partitë më të mëdha, LDK e PDK, është parë polarizim i skajshëm mes spektrit politik. Në disa episode, jeta institucionale edhe është paralizuar. Në Kuvend janë parë përleshje, gaz lotsjellës e arrestime, shkruan sot “Koha Ditore”.

Edhe sheshet në kryeqytet kanë përjetuar protestat më masive të pasluftës që i ka organizuar opozita, në të cilat janë parë edhe përleshjet, edhe gazi lotsjellës, edhe djegiet e shkatërrimet, por edhe prangosjet. Kuvendi këtë vit ka përjetuar edhe një sulm me granatë dore, i cili sipas hetuesisë është kryer nga aktivistë të LVV-së, subjektit politik opozitar që e mohon këtë akuzë... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...