Foto: Koha

Surroi: Nuk ka konsensus “Pronto” [video]

2 Tetor 2016 - 07:02      

Konsensusi politik, i ndërtuar mbi interesin shtetëror, është i domosdoshëm për Kosovën, por ai nuk ka gjasa të arrihet me lidershipin aktual të vendit, thotë Veton Surroi, aktivist shumëvjeçar politik, gazetar dhe pjesëmarrës në proceset më të rëndësishme politike nëpër të cilat kaloi Kosova që nga fillimi i viteve ’90 e deri me shpalljen e Pavarësisë, më 2008.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Surroi thotë se konsensusi politik në Kosovë ka munguar për shkak se ka munguar lidershipi politik.

“Kur Hashim Thaçi ka qenë në pozitë të pavolitshme, qoftë në UÇK apo si kryetar i PDK-së në opozitë, ka kërkuar konsensus. Kur e morri pushtetin u përcaktua që ai vetë t'i udhëhiqte proceset, me pasoja dëmtuese, prej gjashtë pikave të Ban Ki-moon-it e deri te Asociacioni i Komunave Serbe”, thotë Surroi.

Sipas tij, konsensusi në Kosovë mungon, sepse “kultura ‘Pronto’ e Thaçit mbisundoi”.

Ndërsa, tejkalimin e situatës Surroi e sheh në rikonfigurimin politik të vendit, i cili mund të ndodhë si pasojë e zgjedhjeve të reja, por edhe e efekteve që mund të prodhojnë veprimet e EULEX-it dhe të Gjykatës Speciale... (intervistën e plotë e gjeni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...