Foto: Ilustrim

Turizmi në Shqipëri, ende patriotik - në krye shqiptarët

1 Tetor 2016 - 21:18      

Numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë këtij sezoni veror u rrit me 19.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ministrja e Turizmit, Milva Ekonomi thotë se në krye të listës qëndrojnë shqiptarët që vijnë nga trevat.

“Shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, por edhe nga çdo vend tjetër evropian pati një numër të rritur të turistëve”, thotë Ekonomi, raporton tch.

Rritja e numrit të turistëve, sipas ministres Ekonomi, ka çuar në shtim të aktiviteteve të hotelerisë dhe restoranteve, që në anën tjetër përbën dhe një mundësi më shumë për punësim.

“Në janar-gusht 2016 janë 2.4 për qind më shumë biznese që nisën aktivitetin, ndërsa vlerësimet në sektorin e punësimit që vijnë nga turizmi apo aktivitete të lidhura me turizmin, tregojnë që numri i të punësuarve në sektor u rrit me 77 mijë persona”, shton ministrja.

Këtë vit Shqipërinë e vizituan disa herë grupe gazetarësh ndërkombëtarë të cilët shkruan artikuj mbi potencialin turistik të vendit. Por nuk mungoi edhe pjesëmarrja në panaire ndërkombëtare, ku operatorët turistikë shkëmbyen eksperiencat me operatorë të huaj. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...