1 Tetor 2016 - 20:42
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ambasadori i Kosovës në Francë, Qendrim Gashi, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, si dhe ministri i Diasporës, Valon Murati.
“Me anë të programit stimulues që u dedikohet kompanive ajrore, kemi arritur që brenda një kohe mjaft të shkurtër të shtojmë disa linja të reja ajrore dhe t’i forcojmë ato ekzistuese. Me formimin e këtyre lidhjeve, ne po tentojmë që t’u japim mundësi më të shumta udhëtarëve tanë, numri i të cilëve po rritet në vazhdimësi. Kjo është një linjë e rëndësishme që lidh Kosovën me njërën ndër kryeqendrat më të rëndësishme europiane, Parisin”, ka thënë drejtori gjeneral i ANP “Adem Jashari”, Haldun Kokturk.
Gjatë këtij muaji easyJet do të fluturojë nga Prishtina për në Paris një herë në javë, të shtunave, ndërsa që nga 2 nëntori do të ketë dy fluturime në javë, të mërkurave dhe të shtunave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...