Konsensusi i munguar politik në Kosovë [video]

1 Tetor 2016 - 23:02      

Konsensusi i munguar prej disa muajsh mes partive në pushtet dhe opozitës, vijnë me një sërë artikujsh si tema e javës këtë të diel me Koha Ditore.

Në këta artikuj, do të mund të lexoni për nevojën urgjente për një konsensus politik nacional në Kosovë, si dhe për aftësinë për të parë përtej konsensusit.

Për mungesën e konsensusit, ndër prioritetet e qeverisjes “Pronto” dhe për ndikimin e EULEX-it dhe Gjykatës Speciale në konfiguracionin e ardhshëm politik, do të lexoni në një intervistë me Veton Surroin.

Më tutje, do të lexoni një reportazh për shtëpinë e harruar të lirisë në Ferizaj, kurse te Kosovarçe do të lexoni për drejtorin “e përjetshëm” të shkollës në Llapashticë të Poshtme.

Nga Bota, do të njiheni me sekretin e jetëgjatësisë në qytetin e njëqindvjeçarëve në Itali, dhe për gruan që është alergjike në ujë.

Për përsëritjen nga e para si ekuilibër i universit, do të lexoni te “7 shkronjat” e kompozitorit Trimor Dhomi, kurse te Monumenti, do të lexoni për Xhaminë e Emin Pashës që paralajmëron modernizmin në Prizren.

Ndërsa në faqet e kulturës, do të lexoni për këndin për botën e madhe të Muharrem Qenës dhe për kitaristin virtuoz të lojës klasike dhe flamengo, Agron Peni.

Kurse ndjekësit e sportit, do të mund të njihen me ëndrrën e bërë realitet të xhudistes Fjolla Kelmendi, Ulpiana Emrën, basketbollisten gazetare, dhe për punën në hije të të birit të legjendës Johan Cruyff.

Këto dhe artikuj të tjerë për artin, shkencën dhe teknologjinë, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të nesërm të Kohës Ditore. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...