Foto: Arkiv

Flasin protagonistët e protestës së ‘97-ës [video]

1 Tetor 2016 - 22:19      

Është përkujtuar 19-vjetori i protestës së studentëve të Universitetit të Prishtinës që është mbajtur më 1 tetor të 1997-s.

Protagonistë të asaj kohe, e kanë vlerësuar lart protestën e 1 tetorit, njësoj si edhe politikanët, raporton KTV.

Bujar Dugolli, që atëherë ishte kryetar i Unionit të Studentëve, e ka krahasuar protestën e 1 tetorit me lëvizjet studentore të shekullit XX në Evropë.

Protagonisti tjetër i kësaj proteste, Albin Kurti, bashkë me kreun e Vetëvendosjes,Visar Ymerin, kanë bërë homazhe para varrit të ish-rektorit të UP-së, Ejup Statovci, për të cilin kanë thënë se kryesoi ngritjen kundër aparteidit dhe fashizmit.

19 vjetorin e protestës së 1 tetorit e kanë kujtuar përmes statutesh në Facebook edhe Presidenti Hashim Thaçi dhe kryekuvendari Kadri Veseli.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...