
1 Tetor 2016 - 20:14
Shoferët kanë shtuar kujdesin në trafik, por megjithatë gjobat nuk mungojnë, raporton KTV.
Një numër i madh i shikuesve të KTV-së, kanë dërguar fotografi e video për rastet kur kanë kapur policë duke i shkelur ato rregulla.
Shkelje janë nga më të ndryshme, si: tejkalime në vijë të plotë, parking në vend të gabuar e të ngjashme.
Deputetja Ganimete Musliu, njëherësh anëtare e Komisionit për Siguri, e vlerëson si pozitiv efektin që vlerësohet të jetë arritur me ligjin e ri, derisa shton se askush nuk duhet të kursehet nga ndëshkimi nëse shkel rregullat.
KTV-ja ka pyetur nëse në mesin atyre që kanë marrë gjoba, ka edhe policë me vetura zyrtare.
Në një përgjigje elektronike, Daut Hoxha, nga Policia e Kosovës, thekson se në trafik të gjithë po trajtohen njëjtë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...