Foto: Koha

Arrestimi i Nehat Thaçit nga Serbia - dështim i shtetit të Kosovës [video]

1 Tetor 2016 - 19:12      

Serbia vazhdimisht ka ndjekur praktikën e ndalimit të zyrtarëve të shtetit të Kosovës, madje duke i akuzuar ata edhe për terrorizëm.

Njëjtë ka ndodhur edhe me rastin drejtorit të Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi, raporton KTV.

Ehad Miftari, hulumtues në Institutin Kosovar për Drejtësi ka deklaruar se Serbia në këtë mënyrë po i bënë presion Kosovës.

Sipas tij, shteti i Kosovës ka dështuar të bëjë një gjë të tillë, pasi deri tash Kosova nuk ka arritur të arrestojë serbë të dyshuar se kanë kryer krime në Kosovë.

Kurse ministrja për dialog , Edita Tahiri e ka cilësuar arrestimin e Nehat Thaçit si një tendencë për të provokuar situatën nga ana e Serbisë.

Ndërkaq, Kryesia Ekzekutive e Sindikatës së Policisë së Kosovës, aktin e arrestimit e Nehat Thaçit, e vlerëson si “akt arbitrar dhe barbar”, derisa ka kërkuar ndërhyrjen urgjente të të gjitha institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare për lirimin e menjëhershëm të drejtorit rajonal.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...