Foto: Koha

Mungesa e kuorumit, pengesa më e madhe e kalimit të ligjeve në Kuvend [video]

1 Tetor 2016 - 19:07      

Pavarësisht kthimit të opozitës në Kuvend, shumë pika në seanca plenare po dështojnë të votohen në mungesë kuorumi.

Kështu ndodhi edhe në seancën e fundit, kur nuk u arrit të votoheshin propozim-rezolutat e Vetëvendosjes për gjendjen në veri dhe kodin shtetëror, raporton KTV.

Pavarësisht rëndësisë së temave, të enjten në Kuvendin e Kosovës pak deputetë ishin të interesuar t’i dëgjonin ato.

Aty, përpos në hapje të seancës, nuk qëndroi as vetë kryeparlamentari. E edhe vetë kryeministri, më shumë qëndroi jashtë sallës, sesa brenda saj.

Partia më e madhe në pushtet, PDK-ja, gjatë interpelancës së dytë, mbeti në vetëm 6 deputetë, ndërsa edhe te LDK-ja mungonin shumë.

Kjo u kritikua nga Vetëvendosje, duke thënë se këtu shihet serioziteti i partive në pushtet.

Instituti Demokratik i Kosovës ka dalë edhe me shifra sa u përket pyetjeve parlamentare. Edhe në sesionin e kaluar, shumë seanca dështonin në mungesë kuorumi.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...