Veseli: Ligji për Trepçën, shumë pranë përfundimit [video]

1 Tetor 2016 - 19:04      

“Ligji për Trepçën do të bëhet brenda afatit të përcaktuar, ky gjigant do të ringjallet e do të hapen vende të reja pune”.

Ky ishte premtimi që kryeparlamentari Kadri Veseli u ka dhënë minatorëve në Horizontin e 10-të, të minierës së Trepçës në Stan Tërg. Ai tha se ligji do të jetë në favor të punëtorëve dhe shtetit, raporton KTV.

Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se javën e ardhshme do të bëhen konsultimet e fundit, para dërgimit të ligjit në Kuvend. Derisa ka shtuar se ky ligj u hap rrugë zhvillimit, investimeve dhe rritjes së vlerës së “Trepçës”.

I lumtur nga ky lajm, menaxheri i kësaj ndërmarrjeje, Ahmet Tmava, ka folur për entuziazmin te punëtorët, duke thënë se ky është fillim i një epoke të re për “Trepçën”

Ndërkohë, kryeparlamentari Veseli ka njoftuar edhe për një iniciativë të përbashkët me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila sipas tij do të bëhet së shpejti, e ku do të ndihmohen qytetarët dhe bizneset nga veriut i vendit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...