Mustafa: 1 tetori 1997 dëshmoi vendosmërinë e kosovarëve për liri

1 Tetor 2016 - 18:15      

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar protestën e organizuar nga studentët e Kosovës 19 vjet më parë, më 1 tetor 1997 përmes një komunikate për media.

Sipas tij protesta e organizuar dhe e udhëhequr nga studentët e pedagogët universitarë, dëshmoi në esencë vendosmërinë e paepur të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci.

“Protesta e 1 tetorit 1997, është një prej ngjarjeve shumë të rëndësishme në historinë e rezistencës së popullit të Kosovës ndaj regjimit të Millosheviqit. E organizuar dhe e udhëhequr nga studentët e pedagogët universitarë, ajo ishte një protestë gjithë popullore, e cila në esencë dëshmoi vendosmërinë e paepur të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci”, thotë Mustafa, transmeton Koha.net.

Ai më tutje ka thënë se Kosova sot është shtet sovran falë sakrificës që kanë bërë të gjitha shtresat e shoqërisë.
“Studentët, profesorët dhe qytetarët e Kosovës nuk i ndali as dhuna e shfrenuar e regjimit kriminal për të demonstruar aspiratat e tyre dhe për t’i realizuar ato, më pas. Sot, Republika e Kosovës është shtet sovran dhe i pavarur, falë sakrificës dhe përkushtimit të të gjitha shtresave të shoqërisë kosovare, rezistencës paqësore dhe luftës çlirimtare, me përkrahje të pazëvendësueshme të SHBA-ve dhe vendeve tjera demokratike evropiane dhe më gjerë”, është shprehur Mustafa.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...