1 Tetor 2016 - 16:26
Përmes një komunikate për media Zyra e presidentit bën të ditur se ai do të ketë vizitë zyrtare me krerët e Shqipërisë më 3 dhe 4 tetor, transmeton Koha.net.
“Më 3 tetor në orën 09:00, presidenti Thaçi do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Ndërsa, në orën 10:30, dy presidentët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media”, thuhet në komunikatë.
Më tutje thuhet se pas takimit me Nishanin, Thaçi do të pritet në orën 11:00 nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kurse në orën 13:30, do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.
“Pas takimeve me krerët e shtetit, ai do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritero Agolli. Ndërsa, në orën 16:30 do të takohet edhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha”, thuhet në komunikatë.
Kurse më 4 tetor ai do të vendos kurore lulesh në monumentin “Nëna Shqipëri” në ora 09:00. Ndërsa, në orën 09:30, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Velijaj.
Pas këtij takimi, para se të niset për në Bashkinë e Shkodrës, Thaçi do të vendos gjithashtu kurore lulesh edhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë.
Ndërsa, në mesditë, rreth orës 13:00, në Bushat të Shkodrës, presidenti Thaçi do t’i vizitojë futbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët po i bëjnë përgatitjet e fundit për ndeshjen me Kroacinë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...