Berlini edhe Londra bllokojnë afrimin e mëtejshëm të Serbisë me BE-në, shkak Kosova

1 Tetor 2016 - 15:53      

Edhe pas tetë vitesh të pavarësimit të Kosovës nga Serbia, sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, Serbia ende nuk i mundëson Kosovës dhënien e një prefiksi për komunikimin ndërkombëtar telefonik të vendit.

Edhe në bisedimet pesëditore që zhvillohen prej vitesh me ndërmjetësimin e BE-së, të dyja palët nuk kanë arritur të gjejnë një ujdi për këtë temë.

Njoftimi mbështetet edhe nga mediat vendase në Kosovë e Serbi. Megjithëse qe rënë dakord që para një viti, bisedimet kanë dështuar për shkak të grindjes për pronësinë e Telekomit.

Sipas dpa-së, për shkak se nuk ka përparime në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të dukshme si në drejtim të marrëveshjeve për telefoninë ashtu edhe të grindjes për furnizimin me energji, si Berlini edhe Londra bllokojnë afrimin e mëtejshëm të Serbisë me BE.

Gjermania e Britania e Madhe kanë penguar këtë javë hapjen e tre kapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit, ka njoftuar edhe gazeta serbe, “Novosti” të shtunën./DW

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...