Hill nderohet nga Nishani si ambasadori i parë në Shqipërinë demokratike

1 Tetor 2016 - 15:16      

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka vlerësuar Ambasadorin Christopher R. Hill me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me rastin e 25-vjetorit të rihapjes së Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Në kuadër të 25-vjetorit të rihapjes së Ambasadës amerikane në Tiranë, presidenti Nishani organizoi një ceremoni të veçantë ku shprehu mirënjohjen personale dhe institucionale për kontributin diplomatik të Ambasadorit Christopher R. Hill në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve politike e diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në fjalën e tij, Nishani u shpreh se “pikërisht sot një çerek shekulli pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një gur themeli në marrëdhëniet tona strategjike, miqësore dhe të përjetshme, kam kënaqësinë e veçantë të organizojmë së bashku këtë ceremoni solemne për të nderuar dhe vlerësuar një mik të sinqertë të vendit dhe popullit tonë”.
“Dhjetë muaj më parë festuam 25-vjetorin e shembjes së diktaturës komuniste në vendin tonë. Duke nisur nga demonstratat paqësore të studentëve në vitin 1990 e deri tek themelimi i partive të para opozitare, vendosja dhe konsolidimi i demokracisë shqiptarët dhe Shqipëria kanë përjetuar ngjarje dramatike, që na kanë ndryshuar jetën kryekëput dhe tashmë jemi anëtarë të NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Evropian”, ka thënë Nishani.

Më tej, Nishani tha se Ambasadori Hill ishte diplomati i parë amerikan rezident në Shqipëri pas më tepër se katër dekadash dhe dita e shumëpritur kur më në fund, pas izolimit të imponuar nga vetë shqiptarët dhe territ të diktaturës komuniste, në Tiranë u hap Ambasada e Shteteve të Bashkuara, shënoi edhe një pikë kthese vendimtare në ripërtëritjen e lidhjeve historike dhe shpirtërore mes vendeve dhe popujve tanë.

Ambasadori Christopher R. Hill, pasi mori në dorëzim Dekoratën e lartë, falënderoi kreun e shtetit duke u shprehur se gjatë këtij rikthimi në Shqipëri ndihej pozitiv e i nderuar, duke qenë se përparimi dhe gjithçka që ka arritur Shqipëria gjatë këtij çerek shekulli i ngjan një projekti të madh ndërtimi mbresëlënës, por ende i papërfunduar.

“Të jesh shqiptar, është diçka e veçantë dhe krenari njëkohësisht”, tha ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...