AAK: 1 Tetori ‘97 - për shtet e universitet

1 Tetor 2016 - 15:12      

Shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekal, ka thënë se 1 Tetori '97 ishte dita kur u ndeshen “heshtat” e së drejtës në njërën anë dhe e shtypësve të regjimit të Serbisë në anën tjetër.

“Kjo ditë, para 19 viteve, ishte e mbushur plotë lavdi e rezistencë, sepse shumë vajza e djem në mënyrën më dinjitoze i qëndruan besnik Universitetit e shtetit të Kosovës. Të jesh i lirë e të edukohesh, janë dy nga të drejtat thelbësore për çdo kënd, që neve na u mohuan, për shumë e shumë vite, nga Serbia”, ka thënë Lekaj.

Rezistenca paqësore, demonstratat studentore, lufta e UÇK-së, ndihma e miqve të përhershëm, SHBA-së dhe aleanca me NATO-n ishin kombinimi me i fortë e më i pathyeshëm që ndërtuan rrugën për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.
“Studentët do të duhej të protestonin në çdo përvjetorë të 1-Tetorit, në shenjë përkujtimi por edhe paralajmërimi që, kategoria me e rëndësishme e shoqërisë, nuk duhet anashkaluar në proceset e zhvillimit të gjithmbarshëm të Kosovës. Nderim kësaj datë! Lavdi të gjithë të rënëve për shtet e universitet”, ka thënë Lekaj.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...