1 Tetor 2016 - 13:47
Kështu u tha në përurimin e librit me titull “Adem Demaçi-Ura mbi të cilën kalon liria e Kosovës”, organizuar nga Fondi “Nderi i Kombit- Adem Demaçi” dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë.
Përurimi i këtij libri nisi me fragmente të nxjerra nga krijimtaria e Adem Demaçit. Afërditë Durmishi, mbesa e Demaçit, tha se “Adem Demaçi është vetë liria, liria të cilën shqiptarët e kanë kërkuar me shekuj, kurse, si komb këta dy vitet e fundit, ai është bërë rrugë e lirisë”.
Ajo shtoi se sot i ka bashkuar ideali i bashkimit Kombëtar i Adem Demaçit.
Veprimtarinë e Adem Demacit e kanë vlerësuar lartë edhe Selatin Novosella dhe Hydajet Hyseni. Ky i fundit tha se Demaçi ishte ndërtues urash në mes atdheut dhe bashkatdhetarëve që jetonin në shumë vende të botës.
Në emër të fondit “Nderi i Kombit Adem Demaçi”, Sejdi Gega tha se me këtë promovim kanë dashur të nderojnë punën e Adem Demaçit.
Libri përmban rreth 30 kumtesa me një gamë të larmishme shkencore e dokumentuese, madje një sërë prej tyre edhe të pa njohura deri më tani.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...