1 Tetor 2016 - 13:21
Ai e ka quajtur të shenjtë Trepçën, derisa ka thënë ligji do të jetë i mirë, dhe se kjo ndërmarrje do të ringjallet e do të hapen vende të reja pune, raporton KTV.
“Ligji për Trepçën vetëm sa s’ka përfunduar. Do të jetë në favor të punëtorëve, në favor të shtetit tonë, të gjithë atyre që janë punëtorë pa dallim nga përkatësia etnike religjioze apo çfarëdo tjetër. Trepça ka perspektivë. Duhet edhe mençuria e menaxhmentit që të ketë prodhim më shumë, në të njëjtën kohë plasim të këtij produkti, por edhe shtim të vlerës së mineraleve. Jo vetëm që të shitet si lëndë e parë, që ky rrezik i djemve të rinj të bartet me gjysmë çmimi, duke pasur parasysh se duhet me ju shtua vlera. Po flas për flotacionin e ri, për një industri metalurgjike që do të jetë më adekuate veçanërisht për ambientin në Republikën e Kosovës, por në të njëjtën kohë edhe për rritjen e vlerës së nëntokës tonë”, ka thënë Veseli.
“Ne shumë shpejtë do të kemi një iniciativë që të gjithë qytetarët e pjesës veriore do të kenë një ndihmë, e cila do të jetë permanente për të gjitha bizneset në pjesën jugore të Republikës së Kosovës, të cilat do të punësojnë qytetarë të pjesës veriore. Do të kenë një ndihmë financiare të cilën do ta rregullojmë me ligj në mënyrën ne të themi 150 euro Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale t’i paguaj ata, në të njëjtën kohë edhe punëdhënësi do t’u jep pagë jo më pak sesa u jepet nga Ministria”, ka shtuar ai.
Premtimin e njëjtë për Trepçën e ka dhënë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
Ndërsa menaxheri i kësaj ndërmarrjeje, Ahmet Tmava, ishte i lumtur me lajmin se ligji do të bëhet, derisa tha edhe ky tha se kjo ndërmarrje me ligjin e ri do të rrisë kapacitet dhe numrin e punëtorëve
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...