1 Tetor 2016 - 13:06
Rektori i UP-së, Marjan Dema, ka thënë për KosovaPress se kjo çështje është duke u zgjidhur.
“Kjo çështje është duke vazhduar të zgjidhet, prej fillimit të marrjes së detyrës sime kam deklaruar edhe publikisht po e them edhe tash se do të merrem me këtë çështje, janë mbajtur shumë takime ndërmjet përfaqësuesve të UP-së, SBASHK-ut, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Administrimit Publik dhe MASHT-in dhe jemi në kërkim të një zgjidhjeje sa i përket UP-së ne kemi deklaruar se ne kemi mjete, jemi të interesuar dhe jemi duke punuar që ta zgjidhim këtë problem mirëpo nuk është në kompetencën tonë dhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër përpos kontributit që e kemi dhënë deri tash”, ka deklaruar rektori.
Këto deklarime të të parit të UP-së kanë ardhur pas paralajmërimit të grevës së punonjësve nga ana e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se greva në tetor do të ketë nëse nuk realizohet kjo kërkesë.
“Kam frikë se edhe në universitet do të ketë grevë ngase ende edhe sot e kësaj dite edhe pse u është premtuar nuk është bërë unifikimi i pagës bazë me pjesën stimulative te pjesa e administratës”, është shprehur Jasharaj.
Madje, Jasharaj është shprehur se rektori është ai i cili duhet ta zgjidh këtë problem pavarësisht kompetencë e kujt është, pasi sipas tij, ai është zot shtëpie dhe i takon që të merret me këtë çështje.
“Ne për këtë çështje e kemi pas bashkë me kolegun tim Bardh Bardhi takim jo vetëm me rektorin e tanishëm Demaj por edhe me rektorët tjerë dhe e kemi shtruar këtë çështje dhe çështja është që të gjithë rektorët që vijnë e tash është rektori Demaj duhet ta kuptojnë se janë zot shtëpie dhe është detyrë e tyre që nëse ata nuk i kanë mjetet, ma lehtë shkon rektori te ministri Hoti se sa që do të shkonte individi dhe nuk është mirë as për pamje, skenat që do të krijoheshin nëse 300 të punësuar në administratë shkojnë te ministri Hoti, rektori është përfaqësues i UP-së, ashtu siç janë unë përfaqësues i mësimdhënësve dhe zërin e SBAHSK-ut e dërgoj ku do këta që më autorizojnë prandaj rektori nuk mund t’i ikë aq lehtë kësaj çështje se po u bë grevë problemet më të mëdha do t’i ketë rektori dhe mësimdhënësit sepse do të pësojnë më së shumti nxënësit”, ka deklaruar Jasharaj.
Punonjësit e administratës së UP-së, kanë kërkuar rritjen e pagës së tyre pas rritjes së pagës që kishte ndodhur vite më parë me stafin akademik, kur punonjësit administrativ nuk ishin përfshirë në këtë rritje.
Pas kësaj kohe atyre u ishte shtuar një pagë shtesë duke bërë që punonjësit e administratës të paguhen nga dy vija buxhetore të ndryshme.
Prej asaj kohe këta punonjës kanë kërkuar që pagat e tyre të bashkohen dhe të marrin një pagë të vetme e cila do t’u llogaritje edhe në përqindje të stazhit të punës si dhe çështje tjera të cilët parashihen me kontratën kolektive, të cilën punonjësit e UP-së ende nuk e kanë nënshkruar.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...