1 Tetor 2016 - 11:30
Për këto dy ndeshje tekniku italian do të ketë në dispozicion 26-lojtarë.
Në konferencën për shtyp që u zhvillua në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit tekniku italian u shpreh se për këto dy ndeshje janë grumbulluar lojtarët më të mirë që janë në formë, shkruan tema.
Risia e kësaj liste ashtu dhe siç ishte paralajmëruar është grumbullimi për herë të parë në kombëtaren A i lojtarëve Liridon Latifi që aktivizohet me skuadrën e Skëndërbeut dhe Eros Grezda që luan në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit.
Lexo edhe: Shqipëria “ia djeg” Kosovës edhe dy lojtarë
Ndërkohë nuk është thirrur për këto dy ndeshje sulmuesi Shkëlzen Gashi. Sfidën e parë kuqezinjtë do ta luajnë në transfertë përballë kombëtares së
Luhtenshtejnit më datë 6-tetor, ndërsa ndeshja e dytë do të jetë ndaj Spanjës më datë 9-tetor në stadiumin “Loro Borici”.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...