Shqiptarët sot protestojnë kundër ligjit për mbetjet

1 Tetor 2016 - 10:01      

Megjithëse nuk ka asnjë sinjalizim për trazira, Policia e Tiranës ka ndërmarrë disa masa për mbarëvajtjen e protestës së organizuar nga shoqëria civile që kundërshton ligjin e importit të mbetjeve.

Policia e kryeqytetit thotë në një njoftim se në total do të angazhojë në mbarëvajtjen e protestës rreth 500 policë.

Protesta e paralajmëruar e shoqërisë civile pritet të nisë rreth orës 11:00 në Parkun Rinia, në krah të Monumentit të Pavarësisë, për të vazhduar pastaj përmes Bulevardit Dëshmorët e Kombit në një marshim deri përballë godinës së Qeverisë, raporton TCh.

Lidhur me protestën në fjalë, edhe Ambasada Amerikane në Tiranë publikoi një njoftim standard për shtetasit e saj. Ajo u kërkon atyre që të shmangin zonat e tubimit, megjithëse thekson se nuk ka asnjë informacion për trazira.

Thirrje për protestë kundër ligjit ka bërë edhe Partia Demokratike.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...