1 Tetor 2016 - 08:33
Kjo ngjarje u shënua nga një ceremoni në afërsi të qytetit të Fierit, ku morën pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministri i Energjisë dhe i Industrisë, Damian Gjiknuri, dhe drejtori menaxhues i TAP-it, Ian Bradshaw, shkruan sot Koha Ditore.
Kryeministri Rama, në fjalën e vet, tha se jemi sa me fat, aq dhe krenarë që Shqipëria është pjesë aktive në një rajon politikisht të qëndrueshëm, ku, në përmasën tonë, ne bëjmë gjithçka për të promovuar pikërisht qëndrueshmërinë politike dhe për të nxitur rritjen e qëndrueshme ekonomike të këtij rajoni.
“E kemi thënë qysh në krye të herës se ky gazsjellës sjell për territorin dhe bashkësinë tonë, avantazhe të panumërta që e tejkalojnë thjesht misionin e tij bazë. Që në dy vitet e para të punimeve që vazhdojnë me një ritëm shumë të kënaqshëm, ne kemi mundur t’i konstatojmë këto avantazhe”, ka deklaruar Rama. Kryeministri paralajmëroi se pas më shumë se një çerekshekulli, Shqipëria do të gazifikohet. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...