1 Tetor 2016 - 07:44
Burime të “Kohës Ditore” kanë bërë të ditur se hetuesi Bedri Abdullahu është duke u hetuar nga Inspektorati Policor, me dyshimin se ai, duke shfrytëzuar pozitën e hetuesit, i ka krijuar kompanisë “Santefarm” lehtësi në regjistrimin e barnave dhe në fitimin e tenderëve.
Ky burim i ka thënë gazetës se hetuesit e Inspektoratit Policor të enjten e kaluar kanë shkuar në Agjencinë Kosovare për Produkte Mjekësore për të marrë informacione në lidhje me policin Abdullahu.
“Bedri Abdullahu dyshohet se në këtë institucion ka shkuar për interesa të kompanisë, ndërsa është prezantuar si polic”, ka thënë ai. (Detajet mund t;i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...