Mustafa: S’merrem me sondazhe se nuk e kam ndërmend të hyjë në zgjedhje para 2018-s

30 Shtator 2016 - 23:36      

Qesharake ka thënë se i duken sondazhet që e qesin në vendin e tretë LDK-në, kreu i kësaj partie njëherësh kryeministër i vendit, Isa Mustafa.

“Të them të drejtën mua gjithmonë këto sondazhe më duken punë qesharake sepse nuk u besoj fare. Unë më së shumti i besoj punëve të mia dhe aktiviteteve që qeveria në këtë rast po i ndërmerr si dhe LDK-ja si parti. Prandaj, nuk jam tani fare i preokupuar me sondazhin për LDK-në sepse nuk e kam mendjen të hyjë në zgjedhje deri në vitin 2018. Atëherë janë zgjedhjet dhe do t'i bëjmë pa sondazhe por mbi meritën që e kemi”, ka thënë Mustafa.

Mustafa, në televizionin publik ka thënë se “në qoftë se qytetarët e vlerësojnë se ne e kemi merituar dhe e meriton LDK-ja votën e tyre mbi atë se i ka ofruar zhvillim ekonomik, i ka ofru siguri dhe prosperitet dhe i ka zgjidh shumë probleme me të cilat kemi qenë të ballafaquar le të na votojnë”.
“Në qoftë se qytetarët e vlerësojnë ndryshe, atëherë të gjithë ne e marrim përgjegjësinë për votën tonë. Mirëpo është shumë herët të merremi tash me sondazhe. Ne duhet të merremi me punë, me aktivitete, duhet të bëjmë përpjekje të gjejmë rrugë të bashkëpunimit si pozitë e opozitë, në mënyrë që të ulemi si dje në Kuvend, që përkundër diskutimeve që nganjëherë dilnin jashtë kornizave, por çdo gjë e përballon në qoftë se ajo bëhet në Kuvend, këmbehen ide të reja, jepen propozime. Për disa thuhet si pranojmë, por gjithmonë koha i shëron problemet”, ka thënë Mustafa.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...