Arrestimi i Thaçit përbuzë uniformen tonë policore, thotë Haradinaj

30 Shtator 2016 - 23:22      

Për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ndalimi i oficerit të policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, është edhe një dëshmi e fortë se Serbia po vazhdon me avazin e vjetër armiqësor ndaj Kosovës, siç ka thënë, me logjikën e njëjtë Millosheviqiane.

“Koncesionet e panumërta të shtetit tonë duhet të kuptohen drejt nga politikbërësit tonë dhe t'i ndalin këto praktika, t'i vëjnë kushtet strikt të reciprocitetit. Nuk duhet të ketë dialog me një shtet që sa herë mundet përbuzë uniformen tonë Policore, tani duke arrestuar me aktakuza të një regjimi të përmbysur që sa vite”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Serbia duhet ta lirojë sa më parë këtë oficer që shërbeu dhe u avancua në detyrë falë shërbimit të tij.

“Kosova duhet të ja bëjë të qartë Brukselit se raportet ndërshtetërore janë të pamundshme me një sjellje të tillë nga ana e shtetit serb”.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...