30 Shtator 2016 - 23:12
“Edhe po të jenë të gjithë deputetë në Kuvend, s’ka votë për këtë marrëveshje, kjo s’është marrëveshje me efekte të përkohshme”, ka sqaruar Haradinaj
Kreu i AKK-së, duke folur në RTV21 ndër të tjera tha se disa deputetë të koalicionit nuk po e votojnë ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi sepse nuk po i lejohen nderi i tyre dhe se këto veprime ata nuk po i bëjnë për hatër të askujt mirëpo nuk mund ta votojnë atë.
Haradinaj ka kërkuar zgjidhje të re të këtij problemi. Ndërsa për ftesën e kryeministrit, ai ka shpjeguar se kjo është një dinamikë ‘ngreh e mos këput’ pasi siç thotë ai, për këto tema, qeveria ka interes në disa zhvillime pa epilog në mënyrë që mos të vërtetohet që kjo ka ra sepse e kanë frikën e llogaridhënies nga kjo situatë.
“Dihet që s’ka votë për këtë temë. Mendoj që qeveria më mirë ta marrë guximin dhe të mos e procedojë këtë marrëveshje. Në të kundërtën kjo është një lloj zhagitje e agonie që Kosovë është lodhur më këto, sikurse me Asociacionin. Kjo nuk duhet të vazhdoj kështu pa epilog”, ka thënë Hardinaj.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...