30 Shtator 2016 - 21:16
Propozimi i ardhur nga kreu i Lidhjes Social Demokrate të Vojvodinës, (LSV) Nenad Çanak, i cili thotë se referendumi është akti më i lartë demokratik, ka shqetësuar ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e jashtëm polak Witold Waszczykowski, Daçiq ka thënë se Vojvodina nuk mund të ketë referendum, pasiqë sipas tij ata që kanë kërkuar referendumin nuk e kanë shumicën.
Daçiq gjatë kësaj konference ka përmendur edhe bashkimin në mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se 20 vite më parë është paralajmëruar ky bashkim, gjë që sipas tij është thelb i politikës shqiptare, përcjell ksp.
“20 vjet më parë është paralajmëruar bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është thelb i politikës së shqiptarëve”, tha Daçiq.
“Kosovarët nuk janë komb, në Kosovë jetojnë vetëm shqiptarët dhe serbët”, tha tutje Daçiq.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...