30 Shtator 2016 - 21:04
Ai tha se kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë e lëvizjes së lirë.
“Nuk i kam thirrur akoma, disa javë ishin të zëna në përgatitjen e interpelancave në Kuvend. Do të merremi vesh me kryeparlamentarin Kadri Veseli, që të bëjmë një ftesë që të takohemi me opozitën për të bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Se kjo çështje nuk duhet të bllokojë qytetarët e Kosovës për lëvizje të lirë”, tha Mustafa, për televizionin publik.
Mustafa ka ripërsëritur se tërheqja e projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi me datën 1 shtator, nuk është tërheqje nga marrëveshja, por thotë se ka vlerësuar se situata nuk ka qenë e volitshme.
“Unë e kam tërhequr ligjin për demarkacion sepse e kam vlerësuar se nuk është situatë e volitshme. Kjo nuk nënkupton që jemi tërhequr nga marrëveshja sepse nuk kemi pasur asnjë argument se marrëveshja nuk është në rregull”, tha Mustafa.
Kryeministri thotë se toka për të cilën opozita thotë se i takon territorit të Kosovës, nuk është tokë që është administruar nga shteti apo nga krahina siç ishte Kosova dikur.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...