30 Shtator 2016 - 21:44
Përpos problemeve të shumta në sigurimin e furnizimit me energji dhe investimeve që është dashur vetë t’i bëjë, Aliu po përballet me një rrezik edhe më të madh.
Ai nuk po arrin të gjejë punëtorë të kualifikuar të zdrukthëtarisë, edhe pse Deçani historikisht është shquar dikur për këtë veprimtari.
Përpos kërkesave nga tregu vendor, Aliu ka arritur të nënshkruajë një kontratë me një kompani gjermane, por së njëjtës ende nuk ka arritur t’ia plotësojë kushtet në mungesë të punëtorëve.
Aliu thotë se përkundër se ka zgjeruar biznesin me mund të madh, është munduar t’u ofrojë kushte të mira të punës punëtorëve, madje disave që i ka marrë në punë, po u mban edhe trajnime.
Ai kishte kërkuar punëtorë edhe përmes Zyrës Komunale të Punësimit, por ende nuk ka arritur të gjejë.
Në këtë zyrë, që mbulon edhe komunën e Junikut, kanë bërë të ditur se numri i tërësishëm i punëkërkuesve arrin në 8 mijë persona.
Përgjegjësi i kësaj zyre thotë se numri më i madh i punëkërkuesve është i moshës së re dhe se po mundohen të gjejnë vende pune, por kjo varet nga zhvillimi ekonomik i komunës së Deçanit.
Komuna e Deçanit me regjistrimin e fundit ka 40 mijë banorë, pjesa dërrmuese e të cilëve janë të rinj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...