30 Shtator 2016 - 19:27
Shumica prej marrëveshjeve të arritura më shtetin serb në Bruksel, nuk kanë gjetur zbatueshmëri dhe për këtë, nuk është parë as presioni i lehtësuesit të dialogut, Bashkimit Evropian ndaj Serbisë.
Ndërkohë, për bisedimet teknike, por edhe ato politike që janë zhvilluar deri tash në Bruksel, qytetarët janë pak të informuar për marrëveshjet.
Sipas një ankete që ka bërë Instituti Demokratik i Kosovës, del se 43 për qind e qytetarëve nuk kanë fare informacion për bisedimet dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel me Serbinë.
Ndërsa Artan Murati tha se qytetarët janë shprehur të pakënaqur edhe me mbikëqyrjen që deputetët i bëjnë Qeverisë sa i përket dialogut me Serbinë.
KDI-ja i ka dhënë rekomandime Qeverisë, ku mes tjerash, i kërkohet transparencë më e madhe rreth marrëveshjeve si dhe të ndërmarrë masa për një konsensus më të gjerë politik dhe shoqëror për këtë çështje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...