Punëtori Rajonale për Rregullimin e Tregut Hekurudhor

30 Shtator 2016 - 17:24      

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me TAIEX organizuan Punëtorinë Rajonale dy ditore për Rregullimin e Tregut Hekurudhor.

Ajo është mbështetur nga Komisioni Evropian, ndërsa sipas njoftimit, në këtë punëtori morën pjesë edhe përfaqësuesit e sektorit hekurudhor të vendeve të rajonit si: Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Turqia dhe Maqedonia.

Drejtori i Përgjithshëm i ARH-së Enis Berisha, falënderoi Komisionin Evropian për mbështetjen e realizimit të kësaj punëtorie përmes ekspertëve të TAIEX-it, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që jep ndaj projekteve të ARH-së me rëndësi për sektorin hekurudhor.

Punimet e kësaj Punëtorie Rajonale i vazhduan ekspertët e TAIEX-it Laurent Monjole, Drejtor për çështje evropiane dhe ndërkombëtare i Rregullatorit Hekurudhor Francez (ARAFER); Carl-Friedrich Keding, nga Agjencia Shtetërore e Hekurudhave në Gjermani (NASA GmbH); si dhe Karol Klosowski, Drejtor i Departamentit për të Drejtat e Udhëtarëve në Zyrën e Transportit Hekurudhor në Poloni (UTK), të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm përmes prezantimeve të tyre profesionale sa i përket Rregullimit të Tregut Hekurudhor.

Prezantimet e tyre kryesisht ishin të fokusuara në harmonizimin dhe përafrimin e legjislacionit hekurudhor të vendeve pjesëmarrëse në këtë Punëtori, me Direktivat dhe legjislacionin hekurudhor të BE-së. Pastaj, gjatë prezantimeve të tyre një rëndësi e veçantë ju dha Të Drejtave të Udhëtarëve të Transportit Hekurudhor, pavarësisë institucionale të Rregullatorëve si dhe Kontratave për Shërbime Publike.

Gjatë kësaj Punëtorie Rajonale u bënë prezantime sa i përket Rregullimit të Tregut Hekurudhor nga ARH dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë punëtori.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...