Kuvendi i Kosovës reagon ndaj arrestimit të Thaçit në Serbi

30 Shtator 2016 - 17:10      

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në lidhje me arrestimin e Nehat Thaçi, drejtor i Policisë Rajonale në Mitrovicë, ka shprehur një reagim.

“Ne, anëtarët e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, me shqetësim morëm lajmin për arrestimin arbitrar dhe kundërligjor të z. Nehat Thaçi, drejtor i Policisë Rajonale në Mitrovicë. Serbia, në vazhdimësi po ndjek metodat më të mbrapshta të arrestimit dhe frikësimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, gjithnjë sipas akuzave false dhe të pabazuara”, thuhet në reagim. 

Sipas këtij reagimi, Republika e Kosovës në vazhdimësi, përmes akteve të shumta ligjore por edhe përmes procesit të bisedimeve në Bruksel, po e jep kontributin e vet në funksion të fqinjësisë së mirë dhe të avancimit të bashkëpunimit rajonal, ndërsa në anën tjetër, shteti serb, assesi të mësojë nga qasja dhe nga praktikat e fqinjësisë së mirë, që në çdo fazë, promovon Republika e Kosovës dhe institucionet e saj, në partneritet me SHBA-në dhe BE-në. 

“Të mos harrojmë se lëvizja e lirë e njerëzve është njëra nga komponentët më fondamentale të parimeve të civilizimit evropian dhe në përmasa globale. Kërkojmë nga mekanizmat ndërkombëtarë, që të bëjnë presion mbi shtetin serb, në mënyrë që z. Nehat Thaçi, të lirohet menjëherë dhe pa asnjë kusht”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...